E rrallë: Nuk kishte para për të paguar, e lë fëmijën si garanci te taksisti

Një gjë aspak e zakontë ka ndodhur me një taksist.

Fun

26/01/2022 16:19

Një burrë në Rusi nuk kishte para për të paguar taksin, dhe e la fëmijën e tij si garanci te taksisti.

Mediat ruse, duke iu referuar deklaratës së policisë, theksojnë se babai i ka thënë taksistit se i ka harruar paratë ndërsa ka kërkuar që t’i merrte ato në banesë dhe për këtë do ta lë njëvjeçaren si garanci.

Taksisti priti për 40 minuta që t’i sjellë paratë, ndërsa më pas shkoi në polici me fëmijën.

Policia e ka dërguar vajzën në spital dhe më pas ka gjetur të atin. Siç kanë deklaruar, bëhet fjalë për një 29-vjeçar dhe pas kësaj ngjarje familja do të raportohet në Qendrën për Punë Sociale.