Chelsea gjen zëvendësuesin e Kantes

Chelsea po udhëheq në garën për të nënshkruar me fantazistin e Monacos, Aurelien Tchouameni, sipas The Sun.

Sport

20/01/2022 17:50

21-vjeçari po lidhet me një transferim prej 50 milionë eurosh në Londrën perëndimore dhe shihet nga shumë jo vetëm si zëvendësuesi i bashkëkombasit N’Golo Kante, por edhe si një projekt afatgjatë për mesfushën e bluve.

Tchouameni kërkohet gjithashtu nga Barcelona dhe Man United, megjithëse ka raporte se ‘Djajtë e Kuq’ kanë ftohur interesin e tyre teksa kërkojnë të ndjekin objektiva të tjerë.

Francezi mund të luajë para mbrojtjes, si Kante, por ai gjithashtu mund të kontriubojë edhe në sulm.

Ai ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer nga sezoni i kaluar deri në vitin 2022, dhe ai është i rregullt në formacionin e skuadrës së Philippe Clement. /Lajmi.net/