Nuk ka gjasa për Chelsea – dështon transferimi i Perisic e Kurzawa

Chelsea nuk do të mund të transferojë as Ivan Perisic e as Layvin Kurzawa.

Sport

18/01/2022 16:28

Blutë e Londrës janë vënë në kërkim të një lojtari që do të mbulonte krahun e majtë dhe Perisic e Kurzawa ishin emrat e përmendur.

Fabrizio Romano shkruan se nuk ka gjasa që Ivan Perisic të largohet nga Interi gjatë janarit, përkundër thashethemeve që e lidhin me Chelsea, transmeton lajmi.net.

Nuk ka gjasa për Perisic dhe nuk ka negociata aktualisht me Layvin Kurzawa.

Disa klube të mëdha janë të interesuara për Perisic që ta marrin si lojtar të lirë në qershor.

Inter po vazhdon punën që ta mbajnë lojtarin në skuadër me një kontratë të re. Asgjë e mbyllur deri më tani. /Lajmi.net/