Liverpool dhe Real Madrid në garë për Phillips

Liverpool dhe Real Madrid janë duke garuar për të fituar shërbimet e yllit të Leeds United, Kalvin Phillips.

Sport

17/01/2022 11:20

26-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Leeds, derisa e ka vendin e sigurt edhe te Kombëtarja e Anglisë, transmeton lajmi.net.

“El Nacional” raporton se “Reds” janë gati të ofrojnë 35 milionë funte për anglezin, që ka kontratë me Leeds deri në vitin 2024.

Leeds nuk preferon ta shesë Phillips te ndonjë rival, prandaj edhe kalimi te Real Madrid shihet si një destinacion i mundshëm.

“Los Blancos” janë duke shikuar për mundësitë që të nënshkruajnë me ndonjë mesfushor që të rivalizojë Casemiron për pozitën e titullarit./Lajmi.net/