Romano: Haaland së shpejti nis bisedimet me klubet që e duan, Real Madrid seriozisht në garë

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për të ardhmen e qendërsulmuesit së Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

16/01/2022 16:29

Norvegjezi ka pranuar se ndihet në presion nga klubi gjerman që të vendos për të ardhmen, derisa në javët e ardhshme do hap negociatat me klubet që e duan, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid planifikon të transferojë dyshen Haaland dhe Mbapep këtë verë.

“Erling Haaland do nis bisedimet me klubet që e duan. Real Madrid është seriozisht i interesuar për ta transferuar dhe janë në garë, ata seriozisht duan Kylian Mbappe dhe Erling Haaland këtë verë”.

“Bourssia Dortmund dëshiron të mbajë Haaland për një tjetër sezon. Ata i thanë nëse dëshiron të largohesh, duhet të na tregosh tani që ne të planifikojmë të ardhmen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, klauzola e lirimit të Haaland vlen 80 milionë euro plus komisioni./Lajmi.net/