E thotë Benzema: Vetëm se shënoj një gol, më bëjnë më të mirin në botë – nuk më pëlqen kjo
Karim Benzema nuk është i kënaqur me ndryshimin e vendosjes së standardit për lojtarin më të mirë në botë.
Sport
Ylli francez i Real Madrid ka thënë se audienca po bazohet vetëm nëpër ndeshjet e fundit dhe harrojnë shumë shpejt pjesët tjera.
Benz ndihet sikur tifozët e nënvlerësojnë kur ai nuk shënon në një ndeshje, por e bëjnë më të mirin në botë kur gjen golin.
“Ne më nuk lodhemi të shohim se çfarë bëjnë djemtë në fushë, vetëm kush shënon dhe ditën tjetër e konsiderojmë atë më të mirin”, ka thënë Benzema, transmeton lajmi.net.
“Më ka ndodhur mua. Unë nuk luaj mirë një ndeshje, pastaj shënoj dhe ata thonë se jam më i miri. Nuk më pëlqen ky lloj futbolli”, ka shtuar sulmuesi.
Karim Benzema ishte në mesin e debatit për lojtarin më të mirë 2021, të cilin çmim e fitoi Lionel Messi. Por, francezi duket se e di se ishte vonë që ai të futej në atë debat./ Lajmi.net/