Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, sërish i rremë
Një alarm për bombë është ngritur sërish sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajme
Sidoqoftë, edhe ky alarm njësoj si të tjerat ka dalë të jetë i rremë, shkruan lajmi.net.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se dikush ka harruar një çantë me rroba, dhe se kjo ka qenë arsye e alarmit.
“Nuk ka bombë. Një çantë me rroba e ka harru dikush. Nuk ka ndonjë rast”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Lajmi.net/