Mbyllet pjesa e parë e derbit: Xhaka ndëshkohet me të kuq pas vetëm 24 minutave

Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao.

Sport

13/01/2022 21:33

Liverpooli e nisi furishëm ndeshjen me një presing të lartë duke insistuar që ta shënoj sa më parë golin e parë.

Gjatë sulmeve të parreshtura të “Të Kuqve”, Granit Xhaka ra viktimë e një pasimi që po shkonte drejt Jotës, me zvicëranin që në një ndërhyrje të pakontrolluar ngriti këmbën lartë duke e goditur në stomak sulmuesin portugez, me çka bëri që referi menjëherë ta ndëshkonte me karton të kuq.

Ndërhyrja e Xhakës – VIDEO

Mikel Arteta intervenoi menjëherë duke e inkuadruar qendërmbrojtësin Holding në fushë, duke u sakrifikuar sulmuesi Eddie Nketiah.

Liverpooli vazhdoi me sulme të parreshtura edhe për pjesën e mbetur të pjesës së parë mirëpo edhe përkundër avantazhit me një futbollist më tepër në fushë, portat mbetën të praprekura gjatë 45 minutëshit të parë. /Lajmi.net/