E çoi në huazim gjatë verës, Chelsea i ofron kaq para kompensim Lyonin për rikthimin e mbrojtësit në janar

Chelsea ka hasur në vështirësi të mëdha në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sport

13/01/2022 17:22

Mbrojtësi i majtë anglez Ben Chilwell tashmë ka humbur sezonin pas dëmtimit të ligamenteve, gjersa së fundmi edhe mbrojtësi tjetër i majtë, Marcos Alonso ka pësuar një dëmtim.

Në ndeshjen e së mërkurës mbrëma, Tuchel vendosi sulmuesin ansësor Callum Hudson-Odoi në pozicionin e mbrojtësit të majtë, në mungesë të lojtarëve për pozitën e majtë.

Pas këtyre vështirësive, Chelsea po mendon të gjej alternativa për një mbrojtës të majtë dhe po synon rikthimin e Emerson Palmierit në këtë afat të janarit, pavarësisht se marrëveshja e huazimit e arritur gjatë verës vlente deri në përfundim të këtij sezonit.

Siç raporton Fabrizio Romano, Chelsea i ka ofruar 4 milionë euro kompenzim Lyonit për ta ndërprerë huazimin për tu rikthyer tek Chelsea në gjysmësezon, megjithatë klubi francez ende shpreson që ta mbajë lojtarin.

Romano gjithashtu thekson se blutë nuk nënshkruan me Digne pasi Everton dëshironte vetëm një lëvizje të përhershme dhe ata tashmë kanë Chilwell, Alonso dhe Emerson si mbrojtës të majtë. /Lajmi.net/