E rrallë: Gruaja që ka lindur binjakë dy herë në të njëjtin vit

Alexzandria Wollsiton është ndër rastet e rralla kur një grua ka lindur dy herë binjakë në të njëjtin vit.

Fun

13/01/2022 15:05

Ajo e bërë këtë gjë në vitin 2019, kur më 13 mars lindi binjakët Malachi dhe Mark, dhe më 27 dhjetor, ajo solli edhe binjakët, djemtë Kaylen dhe Kayleb, në botë, transmeton lajmi.net.

Tingëllon e pamundur, apo jo?

Kjo nënë e re është dëshmi se është e mundur. Megjithëse, mjekët pajtohen që shanset për të lindur dy palë binjakë në të njëjtin vit janë më pak se shanset për të fituar lotarinë.

Alexzandria, e cila përveç katër djemve të saj, është nëna dhe vajza e Ar’Mani, dy vjeç, pranon se nuk ka planifikuar të ketë më shumë fëmijë pas binjakëve të parë.

Kjo është arsyeja pse rezultati i ultrazërit në qershor, në të cilin ajo mësoi se ishte përsëri shtatzënë dhe përsëri po mbante binjakë, e gjeti plotësisht të papërgatitur. /Lajmi.net/

YouTube player