Ky është njeriu që ka shpenzuar 15 mijë euro për vathë dhe tatuazhe

I riu nga Gjermania o cili në rrjetet sociale njihet me pseudonimin “Depresioni i Zi”, prej vitesh kudo që shfaqet është atraksion.

Fun

13/01/2022 13:19

Përkatësisht, ai thotë se ka bërë trend nga pamja e tij, ndërsa transformimin e ka nisur vetëm në moshën 20 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Nuk janë të vetmet tatuazhe që i zbukurojnë trupin, por edhe të ashtuquajturat tunele në llapët e veshit, gjuha e ndarë në dysh, shpimet e hundës dhe kur i shtohen bebëzat e syrit me tatuazh, duket qartë se ky është një pamje shumë e pazakontë.

“Unë jam unik. Unë nuk i ndjek trendet sepse jam trend. Besoj se askush në botë nuk më ngjan mua – tha ky i ri.

Sipas tij, edhe në fëmijëri ka pasur dëshirë që gjuha të ndahet në dy pjesë, ndaj sipas dëshirës ka qenë gjëja e parë që i ka bërë vetes.

“Më pëlqen si dukem, por nuk jam plotësisht i kënaqur me modifikimet. Në një të ardhme të afërt kam në plan të bëj gjëra shumë ekstreme ndaj vetes – ka treguar ai, pa specifikuar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë”.

Siç thotë ai, vajzat e adhurojnë, por të shumtë janë personat që e ofendojnë për dukjen e tij.

“ Nuk kam problem me femrat, vazhdimisht më afrohen dhe më thonë sa i bukur jam. Mirëpo, ka edhe situata kur njerëzit në të kaluarën më shikojnë çuditërisht dhe më hedhin fjalë fyese, por unë nuk i kushtoj vëmendje”, ka përfunduar ky djalë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by black_depression (@black_depression9)