Di Marzio zbulon katër klubet që janë në negociata me Rudigerin

Manchester City është një ndër katër klubet që janë të interesuara për qendërmbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Sport

12/01/2022 16:03

Gjermani pritet që largohet në verë nga “Stamford Bridge”, pasi që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, ndërsa është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër jashtë Anglisë, transmeton lajmi.net

Gazetari italian, Gianluca di Marzio raporton se Man City, Tottenham, Juventus dhe PSG janë momentalisht në negociata me Rudigerin.

Rudiger që fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean vitin që lamë pas, raportohet se refuzoi kërkesën e fundit të “Bluve”.

Ndërkohë, raportohet se Real Madrid është nga larguar nga gara për Rudiger, ngase janë të kënaqur me dyshen Eder Militao dhe David Alaba./Lajmi.net/