Arteta: Historikisht lojtarët më të mirë kanë qenë gjithmonë të interesuar të vijnë tek ne
Mikel Arteta ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës gjysmëfinale të Kupës Carabao ndaj Liverpoolit.
Sport
Arteta nuk i ka shpëtuar mediave pa u pyetur rreth merkatos dimërore se a do të ketë lëvizje tek kampi londinez.
I pyetur rreth nënshkrimeve të reja, spanjolli u përgjigj: “Historikisht Arsenali ka qenë gjithmonë i interesuar për lojtarët më të mirë dhe lojtarët më të mirë kanë qenë të interesuar të vijnë këtu.
“Mund t’ju them se situata nuk ka ndryshuar. Kjo është një nga fuqitë tona më të mëdha.
Spanjolli gjithashtu ka theksuar se sulmues Eddie Nketiah do të qëndrojë në klub teksa ka refuzuar të flasë për njërin nga objektivat e “Gunners” këtë sezon, Dusan Vlahovic.
“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej, por nuk do të diskutoj për thashethemet për transferime”, është shprehur Arteta. /Lajmi.net/