Arsenali gati t’i largojë dy futbollistë të tjerë në merkaton e janarit

Skuadra londineze, Arsenali është duke menduar largimin e dy futbollistëve të tjerë nga skuadra.

Sport

12/01/2022 09:43

Pasi e çoi në huazim mbrojtësin Ainsley Maitland-Niles, skuadra londineze po përgatitet për largimin edhe të dy futbollistëve të tjerë, transmeton lajmi.net.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Arsenali është i përgatitur të lërë Sead Kolasinac dhe Pablo Marí të largohen këtë muaj.

Udinese po punon për të nënshkruar me Marín në huazim direkt, me negociatat që janë në vazhdim, ndërkohë skuadra franceze Olympique Marseille i është afruar Kolasinac dhe bisedimet për nënshkrimin e tij do të vazhdojnë.

/Lajmi.net/