E konfirmon Juventus: Chiesa ka këputur ligamentet – merr fund ky sezon për italianin

Juventus ka konfirmuar lajmin e keq për sulmuesin Federico Chiesa.

Sport

10/01/2022 13:31

Italiani ka këputur ligamentet në ndeshjen e djeshme dhe duhet me patjetër të operohet, transmeton lajmi.net.

Juventus përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se operimi i Chiesas do bëhet në ditët në vijim.

“Gjatë ndeshjes së djeshme Federico Chiesa pësoi traumë të mprehtë nga ndrydhja e gjurit të majtë. Në testimet e bëra në mëngjes, është zbuluar se ka lëndim të madh të ligamenteve. Është e detyrueshme të operohet në ditët e ardhshme”, shkruhet në komunikatë.

Kësisoj, me shumë gjasa për Chiesan ky edicion ka marrë, ngase gjasat për t’u shëruar para verës janë të ulëta./Lajmi.net/