Terras inkurajon Kurtin për koalicion funksional e zgjedhjen e presidentit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit. “E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar…

Lajme

07/07/2026 20:00

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras në një postim në platformën X, pas takimeve të zhvilluara në Kosovë.

“Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar ai.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka qëndruar gjatë të martës në Kosovë, ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Në një tjetër postim në X, Terras ka bërë të ditur se gjatë takimeve ka diskutuar për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku ka theksuar se e se e ardhmja e Kosovës qëndron në BE.

“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar Terras.