Presidenti i Juventusit pozitiv me COVID-19

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është personi më i fundit te skuadra italiane që ka testuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Sport

10/01/2022 13:15

Agnelli ka dal pozitiv me COVID-19 në testimin e fundit të bërë, transmeton lajmi.net.

Ishte gazetari me burime të shumta pranë Juventusit, Romeo Agresti që zbuloi se Agnelli është me COVID-19.

“Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka dal pozitiv me COVID-19”, shkroi ai në “Twitter”.

Ndërkohë, ende s’ka pasur ndonjë komunikatë zyrtare nga “Zonja e Vjetër”, por pritet të konfirmohet në orët e ardhshme./Lajmi.net/