Komentet nxitëse të tifozëve – Roma, Juventusi e Lazio marrin dënime të ashpra

Roma dhe Juventusi janë gjobitur pas thirrjeve fyese nga disa prej tifozëve të tyre.

Sport

08/01/2022 11:18

Tifozët e ‘Giallorossit’ e quajtën vazhdimisht sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, një ‘cigan’ dhe bënë komente të tjera fyese gjatë humbjes 3-1 të enjten. Trajneri Jose Mourinho tentoi të ndërhynte për të ndalur thirrjet, por dëmi ishte bërë tashmë.

Siç njoftohet në një deklaratë zyrtare, Roma është gjobitur me 25 mijë euro në total pas vendimit të gjyqtarit sportiv. 15,000 € nga kjo është për shkak të thirrjeve fyese, ndërsa 10,000 € të tjera vijnë nga hedhja e fishekzjarreve dhe objekteve të tjera në tribunat e tifozëve kundërshtarë.

Juventusit iu dënua gjithashtu një gjobë prej 10,000 euro pasi disa nga tifozët e tyre bënë thirrje kundër Napolit gjatë barazimit 1-1 në Allianz Stadium të enjten, diçka që ndodh shpesh kur dy rivalët takohen.

Edhe Lazio nuk mbeti pa u ndëshkuar, duke u gjobitur me 2000 euro pasi një ‘bombë’ tymi u hodh në fushën e lojës gjatë barazimit 3-3 me Empolin në Stadio Olimpico. /Lajmi.net/