Gruaja e kap burrin duke e tradhtuar në hotel, e rrahë të dashurën e tij keq

Policia po heton një video skandaloze që është bërë virale në Indi, ku një grua gjen burrin e saj të zhveshur në një dhomë hoteli dhe nis të rrahë ‘të dashurën’ në krevat me të.

Fun

07/01/2022 11:36

Në pamjet kaotike të publikuara javës që shkoi në Jaipur te Indise, bashkëshortja e tërbuar shihet që rreh gruan në krevat, para disa oficerëve me uniformë.

Pamjet nisin me një grup njerëzish mes tyre edhe “oficerë,” që qëndrojnë jashtë një dhome hoteli teksa përgatiten të hyjnë në dhomën ku ndodhet çifti.

Një prej oficerëve hyn i pari dhe kamera drejtohet menjëherë nga krevati, ku shihen të shtrirë burri dhe ‘dashnorja’ e tij.

Shpejt nisin të dëgjohen ulërima dhe të rrahura duarsh, për t’i zgjuar ata, ndërsa bashkëshortja shkon te krevati dhe u heq atyre batanijen.

Ajo më pas nis të sulmojë fizikisht gruan thuajse të zhveshur, duke e qëlluar vazhdimisht me shuplaka.

Dyshja e gjetur ngrihen nga krevati teksa bashkëshortja vazhdon të sulmojë gruan e re, kurse burri mbulon fytyrën dhe tenton të gjejë dicka për të mbuluar trupin.

Më pas oficerët e policisë tentojnë të mbajnë nën kontroll gruan e nevrikosur, duke ndaluar sulmet e saj.