Ramsey refuzon klubin nga Premier Liga

Sipas raportimeve, i "përjashtuari" i Juventusit, Aaron Ramsey, ka refuzuar mundësinë që ti bashkohet skuadrës angleze, Burnley.

Sport

04/01/2022 22:04

Mesfushori ndërkombëtar i Uellsit nuk është pjesë e planeve të Max Allegrit dhe është i etur për një rikthim në Premier Ligë ku mund të luajë më rregullisht.

Deri më tani, Newcastle United është klubi më i lidhur me një tërheqje të mundshme.

Megjithatë, eksperti i transferimeve të ‘Sky Sport Italia’, Gianluca Di Marzio pretendon se Burnley bëri një ofertë zyrtare që Ramsey e refuzoi plotësisht, pasi ai dëshiron të kthehet në Angli për një klub më ambicioz. /Lajmi.net/