E kryer: Niles nënshkruan sonte me Romën – ja detajet e kontratës

Maitland-Niles tek Roma duket tashmë marrëveshje e kryer.

Sport

04/01/2022 20:04

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka përditësuar më të rejat e këtij transferimi, duke e konfirmuar këtë marrëveshje dhe përveç tjerash ka dhënë edhe disa detaje shtesë rreth kontratës.

Sipas Romanos, Arsenali do të marrë 500 mijë euro tarifë huazimi plus 500 mijë euro bonuse nga AS Roma, pa opsion blerje.

Paga e plotë do të paguhet nga klubi italian dhe dokumentet do të nënshkruhen sonte.

Sipas Romanos, edhe sulmuesi Folarin Balogun ka shanse të largohet nga Arsenali në janar pasi skuadra e Middlesbrough po e kërkon atë si huazim. /Lajmi.net/