Tuchel: Lukaku kërkoj falje, është rikthyer në skuadër

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka konfirmuar se tani çdo gjë është në rregull me sulmuesin Romelu Lukaku.

Sport

04/01/2022 14:40

Javën e kaluar, belgu në një intervistë për “Sky Italia” bëri me dije se është pishman për rikthimin te Chelsea dhe që ëndërron të luaj sërish për Interin, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Tuchel nuk e ftoi në vikend për ndeshjen ndaj Liverpool, ndërsa dje ka biseduar me lojtarin duke shqyrtuar të gjitha problemet.

“Jemi të lumtur që mori kohën që i duhej për të biseduar qetë për atë. Kjo është ajo që bëmë. Ai kërkoi falje dhe është rikthyer në skuadër për stërvitjen e sotme. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte të kuptoj që nuk ishte e qëllimshme”.

“Kjo nuk është aq e madhe sa njerëzit duan që të jetë, nuk është e vogël, por ne mund të qëndrojmë të qetë dhe pranuam faljen e tij”, tha ai në konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Chelsean nesër e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Tottenhamit për gjysmëfinalen e “Carabao Cup”./Lajmi.net/