Mbrojtësi i Arsenal mund të ndëshkohet nga FA – reagim i çmendur ndaj gjyqtarit pas fundit të ndeshjes

Mbrojtësi i Arsenal, Ben White po ka bërë bujë të madhe nëpër rrjetet sociale, me reagimin e tij pas ndeshjes ndaj Manchester City.

Sport

03/01/2022 17:13

Vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes Arsenal – Manchester City kanë qenë shumë të komentuara, me disa tifozë që besonin se City u favorizua në këtë ndeshje.

Dy penallti të diskutueshme (një e akorduar, një jo) dhe një karton i kuq për Gabriel ishin vendimet më të komentuara.

Se gjyqtari bëri gabim, tregon edhe veprimi i Ben White pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Ai pasi shtrëngoi dorën me gjyqtarin e parë, tentoi t’ia godiste dorën me sa kishte fuqi gjyqtarit ndihmës.

Ky veprim i lojtarit mund të përcillet me ndonjë dënim nga FA. /Lajmi.net/