Arsenal planifikon të bëjë ofertë në janar për Kulusevskin

Arsenal është duke planifikuar nënshkrimin me yllin e Juventusit, Dejan Kulusevski gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

13/12/2021 11:20

Suedezi që prej transferimit te skuadra italiane, asnjëherë nuk e gjeti formën e duhur, duke mos arritur të jetë titullar i padiskutueshëm, transmeton lajmi.net.

Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se Juventus është i hapur të lejojë Kulusevskin të largohet, në rast që paguhet vlera prej 35 milionë euro.

Arsenal pritet të bëjë një ofertë, por nuk dihet nëse do ofrojë aq sa kërkon gjiganti italian.

Ndërkohë, Kulusevski këtë edicion ka qenë vetëm pesë herë titullar në Seria A, andaj është i hapur për largimin që të zhvillojë më shumë minuta te “Topçinjtë”./Lajmi.net/