Juventus planifikon takimin me agjentin e Kulusevski – interesimi i Arsenal trajtohet seriozisht

Juventus po përgatitet për një takim me agjentin e Dejan Kulusevski.

Sport

12/12/2021 13:47

Kulusevski është cak i shumë zërave që e lidhin lojtarin me një kalim të mundshëm te skuadra e Arsenal.

Mesfushori me tipare ofensive pëlqehet shumë nga ‘Gunners’ dhe siç mëson Gazzetta dello Sport, Juve do të takojë agjentin e ri të lojtarit, Lucci, javën tjetër për të diskutuar të ardhmen e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Zonja e Vjetër dëshiron t’i bëjë me dije lojtarit se nëse një ofertë prej rreth 25 milionë eurove arrin në zyrat e klubit, atëherë mund të ketë marrëveshje për shitjen.

Kulusevski nuk e ka gjetur vetën në mënyrën më të mirë të mundshme nën urdhrat e Allegrit. /Lajmi.net/