Dikur gati sa u rrahën në fushë – Sarri nis ofertën për Kepa Arrizabalaga

Maurizio Sarri dhe Kepa Arrizabalaga kanë një histori tejet interesante mes tyre.

Sport

11/12/2021 19:22

Trajneri italian dhe portieri spanjoll përplaseshin në një ndeshje në kuadër të Kupës, kur Sarri donte ta largonte Kepan për ekzekutimin e penalltive.

Spanjolli refuzonte të dilte nga fusha, duke bërë që tensionet të shkonin lartë për pak kohë. Megjithatë, kjo duket se nuk ka lënë barriera mes tyre.

‘Il Messaggero’ shkruan se Sarri e dëshiron Kepan te Lazio, transmeton lajmi.net. Italiani ka kontaktuar edhe bordin e Chelsea për një gjë të tillë.

Kepa ka luajtur vetëm pesë herë me Chelsea këtë edicion dhe është bindshëm zgjedhja e dytë në balotazh me Mendy.

Sarri në anën tjetër ka Pepe Reina si zgjedhje të parë, por në janar synon të intervenojë për të përforcuar pozitën. /Lajmi.net/