Aubameyang largohet nga skuadra e Arsenal për arsye disiplinore
Pierre Emerick Aubameyang vazhdon të hap telashe te skuadra e ‘Gunners’.
Sport
Aubameyang është tërhequr nga skuadra e Arsenal për ndeshjen e sotme, për arsye disipliniore, raporton ‘Goal’.
Lojtari gjatë së premtes dështoi seancën finale stërvitore para ndeshjes ndaj Southampton. Mendohej se ai ishte i sëmurë, por Aubameyang duket se ka thyer rregullat e skuadrës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Arteta, pak para ndeshjes ndaj Southampton. “Për fat të keq, ai u largua pasi theu rregullat e disiplinës”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.
“Nuk është situatë e lehtë dhe situatë në të cilën duam ta kemi kapitenin”, shtoi ai.
Arsenal dhe Southampton përballen sot me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/