Futbollistët më produktiv në Evropë për sezonin 2021-22

Kompania e famshme e mbledhjes së statistikave 'Opta' ka publikuar listën e futbollistëve më produktiv në Top pesë ligat evropiane.

Sport

02/12/2021 16:41

Listës së lojtarit më produktiv që i referohet futbollistit që ka qenë pjesëmarrës në më shumë gola duke përfshirë golat dhe asistimet, i prin sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili ndjeket pas sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Egjiptiani me ‘dopietën’ e realizuar të mërkurën mbrëma ndaj Evertonit, tani është pjesëmarrës në 21 gola të realizuara në ligën angleze, me 13 gola e tetë asistime.

Pas Salahit, lojtari më në formë për këtë edicion është francezi Karim Benzema i cili është pjesëmarrës në 19 sosh (12 gola e shtatë asistime).

Pas kësaj dyshe vijnë dy anëtarët e Bayernit, Robert Lewandowski e Thomas Muller, të pasuar nga Kylian Mbappe e Dusan Vlahovic.

Më poshtë gjeni listën e plotë të lojtarëve më produktiv në Evropë për sezonin 2021-22.

/Lajmi.net/