Real Madrid – Athletic Bilbao, formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet derbi në La Liga.

Sport

01/12/2021 20:06

Skuadra e Real Madridit e pret në shtëpi Athletic Bilbaon nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” momentalisht prijnë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Bilbao ka 20 pikë në vendin e tetë.

Madrilenët po kalojnë në formë fantastike këtë edicion, dhe synojnë që të vazhdojnë me fitore.

Në anën tjetër Athletic Bilbao do të mundohet të marrë të paktën një pikë në shtëpi.

Formacioni i Real Madridit: Courtois; Lucas Vazquez, Alaba, Militao, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius

Formacioni i Athletic Bilbao: Unai Simon; Lekue, Yeray, Nunez, Balenziaga; Muniain, Vencedor, Dani Garcia, Zarraga; Williams, Raul Garcia /Lajmi.net/