Juventusi do të dëgjojë ofertat për Kulusevskin

Juventusi është gati të largojë mesfushorin e lidhur me Arsenalin dhe Tottenhamin, Dejan Kulusevski, sipas Calciomercato.

Sport

18/11/2021 21:49

Gjigantët italianë do të dëgjojnë çdo huazim me oferta të përhershme për 21-vjeçarin kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Arsenali dhe Spurs mund të luftojnë për Kulusevskin, i cili nuk do të jetë i lirë me kontratën e tij aktuale që do të vazhdojë deri në vitin 2025.

“Gunners” duan të largojnë anësorin Nicolas Pepe në verën e ardhshme i cili nuk ka bindur me paraqitjen e tij që nga shifra rekorde prej 72 milion funteve në verën e vitit në gusht të 2019 dhe mund të bëjnë një goditje për anësorin e ‘biankonerëve’.

21-vjeçari suedez është paraqitur 15 herë me Juventusin këtë sezon në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol. /Lajmi.net