Probleme te Liverpool, Robertson mungon ndaj Arsenalit
Problemet kanë nisur te skuadra e Liverpool, ngase do jenë pa mbrojtësin Andrew Robertson në vikend për përballjen ndaj Arsenalit.
Sport
Mbrojtësi pësoi lëndim në ndeshjen kualifikuese ndaj Danimarkës, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 79-të, transmeton lajmi.net.
Fatmirësisht për Skocinë, arritën të arkëtojnë pikët e plota dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në play-off.
Por, The Times, raporton se shkaku i lëndimit, Robertson do humbas përballjen ndaj Arsenalit.
Fatmirësisht për Klopp, është që mbrojtësi tjetër Kostas Tsimikas do jetë gati, i cili ka shkëlqyer me Greqinë.
Përballja e ‘zjarrtë’ ndërmjet Liverpool dhe Arsenal zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/