Juventus i interesuar për transferimin e Martial në verë

Juventus është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial në afatin kalimtar të janarit.

Sport

16/11/2021 15:47

Francezi është në sezonin e shtatë te Man United, por ka dështuar të gjejë formën, me “Djajtë e Kuq” që paguan 58 milionë euro në vitin 2015, transmeton lajmi.net.

Martial nuk ka arritur të gjejë vendin me arritjen e Jadon Sanchos nga Dortmund dhe Cristiano Ronaldos nga Juventus në verë.

Ka sugjerime që Manchester United dëshiron shitjen e 25-vjeçarit në janar ose në verën tjetër, në rast që marrin ndonjë ofertë të përshtatshme.

Ish ylli i Monacos në vitet e fundit ka qenë i lidhur me kalimin në Itali dhe Juventus dëshiron ta transferojë.

Sipas Calciomercato, ish kampioni i Italisë është duke konsideruar të bëjë ndonjë ofertë për francezin në afatin dimëror.

Manchester United gati të paguajë ndërmjet 45-50 milionë euro, por Juventus nuk është në gjendje të paguajë këto vlerë për një sulmues që nuk ka përformuar në nivelin e lartë.

Klubi italian mund të propozojë huazimin për 18 muaj me opsion blerje prej 30 milionë euro në vitin 2023.

Juventus gjithashtu dëshiron që Man United të paguajë një pjesë të pagës së francezit gjatë kohës sa është i huazuar./Lajmi.net/