Arsenal propozon shkëmbimin Pepe – Kulusevski
Arsenal është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Dejan Kulusevski, me Nicolas Pepe që do ofrohet në shkëmbim.
Sport
Sidoqoftë, sipas Calciomercato, Juventus nuk është i interesuar për Pepe dhe kërkon vetëm para për Kulusevskin, transmeton lajmi.net.
“Topçinjtë” duan sa më shpejtë të zëvendësojnë Pepen, ngase nuk e sheh në planet e së ardhmes të trajnerit Mikel Arteta.
Kulusevski nga ana tjetër ndoshta do ishte i hapur për kalimin te Arsenal, ngase do zhvillonte më shumë minuta.
Por, sfida më e madhe për Arsenalin do jetë shitja e Pepe, ngase për momentin nuk ka ndonjë skuadër që dëshiron blerjen e 26-vjeçarit.
Klubi italian gjithashtu dëshiron shitjen e Kulusevskit dhe do provojë ta zëvendësojë me ndonjë futbollist tjetër gjatë verës./Lajmi.net/