Dogana në aksion, në një automjet gjenden 128 palë këpucë të markave të njohura të padeklaruar

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Hanin e Elezit, mbrëmë gjatë orës 22:00, ka ndaluar për kontrollë një automjet, i cili kishte mallra të padeklaruara. Gjatë kontrollit, Dogana ka gjetur 128 palë këpucë të markave të njohura, që nuk kishin dokumentacion, transmeton lajmi.net. Lidhur me rastin është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli…

Lajme

08/07/2026 09:26

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Hanin e Elezit, mbrëmë gjatë orës 22:00, ka ndaluar për kontrollë një automjet, i cili kishte mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit, Dogana ka gjetur 128 palë këpucë të markave të njohura, që nuk kishin dokumentacion, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin doganor dhe dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Njoftimi i plotë: 
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥𝐫𝐚 𝐭ë 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐜𝐞𝐧𝐢𝐦 𝐭ë 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
Hani i Elezit, 03 korrik 2026 – Gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, në kuadër të zbatimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe kompetencave ligjore.
Në përputhje me procedurat doganore, drejtuesi i automjetit është pyetur fillimisht nëse posedonte mallra për deklarim. Pas deklarimit se nuk kishte asgjë për të paraqitur, zyrtarët doganorë, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në autorizimet e përcaktuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, kanë ushtruar kontroll fizik të automjetit.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë zbuluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, për të cilat personi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e këtyre produkteve.
Në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, Dogana e Kosovës ka kompetencë të ndalojë mallrat për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe të ndërmarrë masat e nevojshme administrative dhe kundërvajtëse ndaj personave që tentojnë t’i fusin ose t’i qarkullojnë ato në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Lidhur me rastin është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin doganor dhe dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës./lajmi.net/