Reali triumfon ndaj Vallecanos për të marrë lidershipin në tabelë

Real Madridi ka arritur të regjistrojë një fitore të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos në shtëpi, në duelin e xhiros së 13-të në La Liga.

Sport

06/11/2021 22:56

Madrilenët kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.

“Galaktikët” ishin në avantazh prej dy golave pas 45 minutëshit të parë, me golat e realizuar nga Toni Kroos në minutën e 14-të, dhe Karim Benzema në minutën e 38-të.

Goli i Kroos – VIDEO

Goli i Benzemas – VIDEO

Në 45 minutëshin e dytë, Rayo Vallecano arriti që të ngushtojë epërsinë në minutën e 77-të nga Radamel Falcao, i cili doli të jetë i fundit i realizuar i ndeshjes.

Goli i Falcaos – VIDEO

Me këtë fitore, Real Madridi merr kreun e tabelës duke u renditur si lider me 27 pikë të mbledhura, gjersa Vallecano mbetet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të mbledhura.

/Lajmi.net