Franca rithekson përkushtimin për komunitetet në Kosovë pas vizitës së delegacionit në Graçanicë

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se, delegacioni i senatit francez, dhe, grupi i miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor, janë takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile, si dhe, kanë vizituar manastirin e Graçanicës. Në postimin e ambasadës, thuhet edhe se, Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj…

Lajme

23/09/2026 13:11

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se, delegacioni i senatit francez, dhe, grupi i miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor, janë takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile, si dhe, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.

Në postimin e ambasadës, thuhet edhe se, Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij.

‘’Gjatë vizitës në #Kosovë delegacioni i Senatit francez dhe i Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor u takua me përfaqësues serbë të shoqërisë civile dhe vizitoi manastirin e Graçanicës.

Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij, duke respektuar të gjitha komunitetet e vendit’’, thuhet në postimin e ambasadës.