Kadrijaj: Më 16 shtator jemi ndjerë të fyer, të ofenduar, të lënduar e të dërmuar

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj, ka folur rreth dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha më 16 shtator, sipas saj, çdo person që i thotë vetes shqiptar është ndje i lënduar. “Secili që i thotë vetes shqiptar, secili që e ka një ndjenjë patriotike, ose secili njeri që e do vendin e…

Lajme

23/09/2026 13:18

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj, ka folur rreth dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha më 16 shtator, sipas saj, çdo person që i thotë vetes shqiptar është ndje i lënduar.

“Secili që i thotë vetes shqiptar, secili që e ka një ndjenjë patriotike, ose secili njeri që e do vendin e vetë, është ndjerë i lënduar në ditën e 16 shtatorit, kur janë dhënë këto dënime maratonike dhe me numër kaq të lartë të viteve të dënimit, jemi ndjerë të fyer, të ofenduar, të lënduar, të dërmuar, dhe kjo po shihet në ditët në vazhdim, ku protestat po vazhdojnë, kemi reagu anë e kënd, kemi reagime të rinisë, që është më e mira”, tha ajo në Klan Kosova.