Drejtori sportiv i Dortmund, Kehl: Do bëjmë gjithçka që ta mbajmë Haaland

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl ka thënë se do bëjnë gjithçka që ta mbajnë në skuadër sulmuesin Erling Haaland.

Sport

02/11/2021 12:54

Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro verën tjetër dhe kërkohet nga top gjigantët evropianë, transmeton lajmi.net.

Por, Kehl për Bild, bën me dije se do bëjë gjithçka për të bindur Haaland të vazhdojë kontratën.

“Jemi duke provuar të bëjmë gjithçka të bindim djaloshin që jemi një ndër zgjedhjet më të mira që të rritet, këtu mund të përmirësohet dhe ne mendojmë se mund ta bindim, sigurisht do luftojmë dhe do bëjmë gjithçka që të vazhdojë këtu. Vendimi ende nuk është marrë, na duhet kohë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, klubet si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Juventus, Inter, Chelsea dhe Bayern Munich e duan qendërsulmuesin./Lajmi.net/