Juventus prinë në garë për shërbimet e Pogba

Juventus thuhet se është duke prirë në garë për të transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba në afatin e ardhshëm veror.

Sport

31/10/2021 23:22

E ardhmja e francezit është në dyshime, ngase nuk ka rinovuar dhe pëlqehet nga klubet si Real Madrid dhe PSG, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, gazetari Rudy Galetti, raporton se Juventus i është ribashkuar garës dhe momentalisht janë favorit për ta transferuar në verë.

Pogba mesa duket ka vendosur të largohet nga “Old Trafford” dhe Juventus e sheh si plan A për verë, ngase është duke hasur probleme për momentin në mesfushë.

Por, që të ndodh rikthimi i Pogba, atëherë Juventus duhet të shesë Aaron Ramsey dhe njërin nga dy mesfushorët, Adrien Rabiot ose West McKennie.

Kërkesat e Pogba gjithashtu thuhet se Juventus lehtësisht mund t’i paguajë duke ofruar 12 milionë euro plus bonuset për sezon./Lajmi.net/