Formacionet zyrtare Inter – Udinese
Interi dhe Udinese do të hapin duelin e ditës së sotme (e dielë), në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Sport
Inter i cili vie pas një fitore në udhëtim nga Empoli prej 2-0, do të kërkojë fitoren sot që të mbajë hapin me dy skuadrat Milan dhe Napoli të cilët momentalisht janë shkëputur 7 pikë nga ta.
Kundërshtari i sotëm i Interit, Udinese gjendet në një situatë katastrofale pasi nuk kanë fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A (3 humbje, 4 barazime), me të katër barazimet të ardhur në katër ndeshjet e fundit.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë ballafaqim.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar; Ranocchia, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa.
? | FORMAZIONE
Ecco gli 1️⃣1️⃣ scelti da Simone Inzaghi per #InterUdinese? pic.twitter.com/TWdGTTTNhY
— Inter ??? (@Inter) October 31, 2021
Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Pereyra, Jajalo, Makengo, Stryger Larsen; Success, Beto.
Ndeshja fillon nga ora 12:30 dhe zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza (San Siro). /Lajmi.net