Juventusi në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë (VIDEO)

Juventusi është duke humbur me rezultatin e dy golave ndaj skuadrës së Veronës si mysafir, në duelin e xhiros së 11-të në Serie A.

Sport

30/10/2021 18:49

‘Biankonerët’ janë gjendur në disavantazh prej dy golave vetëm pas 15 minutave të para të luajtura, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas, Giovanni Simeone ka realizuar një dopietë në minutat 11′ dhe 14′ për të shokuar skuadrën nga Torino, që tani e çon skuadrën e tij në pushim me dy gola në epërsi ndaj skuadrës nga Torino.

Për të parë golin e dytë të Simeones klikoni këtu – VIDEO

Simeone tani ka shënuar secilën nga gjashtë golat e fundit të Veronës në shtëpi, raporton ‘Squawka’.

/Lajmi.net