Dramë në Anfield, Brighton barazon rezultatin ndaj Liverpoolit (VIDEO)
Një ndeshje tejet interesante është duke u zhvilluar në Anfield mes Liverpoolit dhe Brightonit.
Sport
Brighton ka arritur të përmbysë rezultatin nga disavantazhi prej 2-0 në 2-2.
Golat për Liverpool u shënuan nga Henderson (4′) dhe Mane (24′), për t’u barazuar rezultati nga Mwepu në minutën 41-të, gol me të cilin përfundoi pjesa e parë me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve.
Në pjesën e dytë, mysafirët tani kanë barazuar rezultatin nëpërmjet Trossard në minutën e 64-të të ndeshjes.
Goli i Trossard – VIDEO