Yllka Gashi zgjedhet aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Spanjë
Filmi "Zgjoi" po arrin të bëjë histori në kinematografitë botërore.

ShowBiz
Bashkë me të edhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Gashi e cila po vlerësohet shumë për rolin e saj në filmin “Zgjoi”, shkruan lajmi.net.
Së fundmi është mbajtur “Festival de Cine” në Spanjë ku Yllkës iu nda çmimi për aktoren më të mirë.
Është vetë regjisorja e “Zgjoi”, Blerta Basholli ajo që kumtoi lajmin e saj në profilin zyrtar në Tweeter.
“Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë Yllka Gashi për ‘Hive’?️
“Është një nder dhe një gëzim pas dhjetë vjetësh duke punuar në një film, historia e të cilit mund t’i transmetohet kujtdo që po përpiqet të gjejë mjete për të kapërcyer vuajtjet e tyre” # 66Seminci”, ka shkruar ajo sipër statusit ku ndau edhe një foto të aktores./Lajmi.net/
Best Actress Award Winner Yllka Gashi for 'Hive'?️ "It is an honor and a joy after ten years working on a film whose story can be passed on to anyone who is struggling to find tools to overcome their suffering" # 66Seminci? pic.twitter.com/600XtXMPdo https://t.co/1rMwPJjHuz
— Blerta Basholli (@Blertabb) October 30, 2021