Emmerson, prokurores: Mbase asaj s’i pëlqen si flas, por nuk dua t’ia dijë
Kanë vazhduar përplasjet në Gjykatën Speciale në seancën ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se Prokuroria gënjeu kur tha se është në rrugë të duhur për nxjerrjen e materialeve, shkruan lajmi.net.
Emmerson për ankesat e prokurores tha se “ndoshta asaj s’i pëlqen qasja e tij, por që ai nuk do t’ia dijë”.
“Nuk do të qortoj kolegët për keqorientimin e gjykatës apo për përdorimin e toneve tuaja. Kam bërë deklarata të pasakta në lidhje me kur prokuroria do të jetë gati për gjyq, mua më akuzon ajo se kam keqinterpretuar faktet por nuk paraqet asnjë argument. Ajo që thash unë se më 21 korrik në konferencë kjo prokurori premtoi duke mos thënë të vërtetën se ishte mirë me afatet për të përmbushur afatet e 23 korrikut kur nuk ishte në rrugën e duhur”, tha ai.
“Mbase asaj s’i pëlqen, por nuk dua t’ia di shumë për këtë. Asgjë nuk e ndryshon mendimin tim. Në qoftë se ata më akuzojnë mua se po flas shumë, kjo është për t’u habitur. E kisha fjalën që nuk duhet të më ndërprisni sa herë të çohem”, tha tutje Emmerson. /Lajmi.net/