Chiellini: Shpresoj që Raiola ta lejojë De Ligt të qëndrojë te Juventus për shumë vite

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur lidhur me bashkëlojtarin Matthijs de Ligt.

Sport

27/10/2021 15:04

E ardhmja e holandezit është në pikëpyetje, ngase raportohet se është bërë pishman për kalimin te Juventus, transmeton lajmi.net.

Italiani ka folur për De Ligt, të cilin e quajti lojtar fantastik dhe shpreson që të qëndrojë për shumë vite në Torino.

“Matthijs de Ligt është lojtar fantastik, e quaj Thor. Shpresoj që Mino Raiola ta lejojë të qëndrojë te Juventus për shumë vite (qesh). Është 22, por me mentalitetin e një futbollisti të madh”, deklaroi ai për DAZN.

Raiola ka deklaruar para disa muajve se De Ligt mund të largohet, falë klauzolës së lirimit me vlerë 150 milionë euro./Lajmi.net/