Arsenali kërkon sulmuesin e Realit

Klubi londinez, Arsenal është duke menduar për opsionet në fazën e sulmit për merkaton e janarit.

Sport

17/10/2021 12:34

Arsenali dëshiron që sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic të zëvendësojë Alexandre Lacazette sezonin e ardhshëm – sipas Fichajes.

Lacazette ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale në Emirates Stadium, dhe nuk ka asnjë shenjë që ai të nënshkruajë një rinovim deri më tani.

‘Topçinjtë’ do t’i drejtohen Jovicit për të mbushur boshllëkun nëse ai largohet, me serbin ka zhgënjyer pas dy sezoneve me Real Madridin. /Lajmi.net