Liverpool vendos rekord me fitoren bindëse ndaj Watfordit
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Watfordin.
Sport
Liverpool mposhti Watfordin 0-5 për të marrë lidershipin në Angli, shkruan lajmi.net.
Sulmi i “The Reds” ishte fantastik në këtë ndeshje Roberto Firmino shënoi hat-rik, ndërsa nga një gol e shënuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Me këtë fitore bindëse, Liverpooli u bë skuadra e parë angleze që arrin të shënojë tre apo më shumë gola në shtatë ndeshje radhazi si mysafir në të gjitha garat.
Liverpool një gjë të tillë e kanë bërë ndaj Burnleyt, Norwich, Leeds, Norwich, Brentford, Portos dhe sot ndaj Watfordit.
Një paraqitje e madhe e ekipit të Jurgen Kloop sot që dominuan totalisht. /Lajmi.net/