Courtois akuzon se UEFA ka prioritet paranë para shëndetit të lojtarëve: Nuk jemi robotë

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka 'sulmuar' UEFA-në duke thënë se e kanë bërë prioritet paranë para shëndetit të lojtarëve.

Sport

11/10/2021 10:59

29-vjeçari foli për Sky Sports dhe u kuptua se është i ‘lodhur’ nga ndeshjet e shumta, transmeton lajmi.net.

Belgu thotë se për UEFA-në rëndësi kanë vetëm paratë dhe asgjë tjetër.

“Është thjeshtë ndeshje e parave dhe duhet të jemi të sinqertë. Ne luajmë sepse është para shtesë për UEFA-në”.

“Shikoni sa kanë ndryshuar skuadrat në formacione. Nëse dy skuadrat kanë qenë në finale atëherë do ishin lojtarë të tjerë duke luajtur”.

“Kjo dëshmon se ne luajmë shumë lojë, andaj edhe lëndohemi”.

Portieri i Real Madridit gjithashtu ka treguar mendimin personal që të luhet Kupa e Botës çdo dy vite.

“Është diçka e keqe që lojtarët nuk flasin. Kur dëgjon për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës çdo vit, kur do pushosh? Kurrë”.

“Nuk jemi robotë. Ka ndeshje shumë më shumë dhe askujt nuk i intereson për ne”.

“Tre javë pushime nuk janë të mjaftueshme për lojtarët që luajnë 12 muaj në nivelet e larta. Nëse nuk flasim do jetë e njëjta gjë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Belgjika u rendit e katërta në Ligën e Kombeve./Lajmi.net/