Juventus planifikon rikthimin e Pogba, ofron 10 milionë euro për vit

Juventus është tejet i interesuar për rikthimin e mesfushorit, Paul Pogba si agjent i lirë verën tjetër.

Sport

09/10/2021 16:20

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra italiane është përgatitur t’i ofrojë pagë prej 10 milionë euro për vit, edhe pse për momentin fiton 12 milionë euro për vit, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë që të financojnë ardhjen e Pogbas, Juventus duhet të shesë dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Është e mundur që edhe Weston McKennie të largohet nga Juventus në rast që rikthehet Pogba.

Kontrata e francezit skadon në verën tjetër dhe zbuloi se vazhdon të jetë në kontakt me disa ish bashkëlojtarë, si Paulo Dybala.

Pogba për Juventusin ishte nga viti 2012 deri në vitin 2016, ku zhvilloi 178 paraqitje duke shënuar 34 herë./Lajmi.net/