Pas certifikimit të rezultateve, Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ajo ka thënë se pas këtij certifikimi mbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën e Kosovës. “Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare…

Lajme

08/07/2026 16:08

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo ka thënë se pas këtij certifikimi mbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën e Kosovës.

“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka treguar kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

‘Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo mes tjerash ka thënë se besimi i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi e madhe, dhe se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: